Rreth 3.4 milionë euro ose 210.420.000 denarë do ta kushtojë shtetin për mbajtjen e referendumit për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mjetet për referendumin do të mbulohen nga buxheti i shtetit, por do të bëhet shpërndarje e mjeteve nga ministrit dhe institucionet tjera.
Më herët Kuvendi i Republikës së Maqedonisë votoi me 68 “për” dhe e miratoi vendimin për mbajtjen e referendumit çka do të mbahet më 30 shtator dhe do të jetë konsultativ. Pyetja e referendumit është “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke mbështetur marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë?. /Telegrafi/