OBRM-PDUKM-ja opozitare pa qëndrim për pyetjen që duhet të formulohet për referendumin lidhur me emrin. Megjithatë, për ta janë të papranueshme propozimet e kryeministrit Zaev, i cili mbrëmë tha se pyetja e në fletëvotim mund ti nxisë të votojnë edhe qytetarët që janë kundër. Zëdhënësi i partisë opozitare, Naum Stoillkovski nuk jep shumë informata për planin e partisë së tij, por thotë që referendumi duhet të jetë i obligueshëm, e jo konsultativ siç dëshiron Zaev. Ai nuk tha as nëse partia e tij do t’i mbështes ndryshimet kushtetuese nëse referendumi del i suksesshëm.
Referendumi duhet të jetë i obligueshëm ose i detyrueshëm. Kjo është e kundërta nga ajo që ka thënë Zoran Zaev i cili ndryshon qëndrimet dita ditës kështu që nuk do e marrim si përfundimtare çdo deklaratë të tij. Nga ana tjetër ende është herët që të fitet në atë drejtim që të jepet përgjigje konkrete në pyetjen tuaj se cila do të ishte pyetja adekuate për referendumin. Më pas duhet pasur parasysh se ka edhe shumë kohë për të arritur deri në këtë çështje nëse i shohim hapat e Zaev. Sipas ligjit për referendum, pyetja në fletëvotim duhet të jetë e formuluar në mënyre precize, të mos jetë e hamendshme, kështu që qytetari në referendum të mund të përgjigjet me “Për” ose “Kundër” – tha Naum Stoillkovski, Zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.
Që të mos e rrezikojë referendumin nga koncensusi, kryeministri Zaev në emisionin 200 tha se në tavolinë janë disa opsione për pyetjen e referendumit.
Opsioni i parë është se A jeni kundër marrëveshjes me Greqinë. Dhe le të urdhërojnë ata ta arrijnë cenzusin. Pse, sepse qytetarët patjetër ta kenë shansin. Ata që do duanë të votojnë për le të votojnë për, e ata që janë kundër le të votojnë kundër. Ata që janë kundër mund të luajnë me cenzusin. Eh këtë nuk do e lejojmë në çështje të këtilla. Duhet të jemi të sigurt. Çështja e dytë, pyetja mund të jetë A jeni për BE dhe NATO me ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut. Kur është konsultativ, votimi është më i qetë, por duke e ditur se rezultati është i obligueshëm. Duhet t’i përdorim mjetet demokratike andaj unë jam për referendum konsultativ, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.
Duke u bazuar në dinamikën e ngjarjeve, Zaev tha se pret që referendumi të mbahet nga fundi i muajit shtatorit ose fillimi i muajit tetor të këtij vitit. Që referendumi të jetë i suksesshëm, në votim duhet të dalin më shumë se 900 mijë qytetarë për të shprehur qëndrimin e tyre për ndryshimin e emrit të shtetit. /Alsat-M/