Site icon Telegrafi

Referendumi në Vallandovë nuk plotëson pragun ligjor për të qenë legjitim

Referendumi në Vallandovë nuk ka plotësuar pragun ligjor për të qenë i suksesshëm dhe legjitim. Sipas infomacioneve të TV24, për t’u shpallur legjitim referendumi janë nevojitur edhe rreth 300 vota.

Nga iniciativa qytetare “Shpëtim për Vallandovën” thonë se kanë regjistruar një sërë presionesh dhe kërcënime që qytetarët të mos dalin në votim dhe se kjo do të procesuohet dhe do të dorëzohet tek organet kompetente, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga situata në terren kemi hetuar disa situata të dyshimta, kushtimisht thënë parregullsi, të cilat i kemi dokumentuar dhe do të kërkojmë që ato të procesuohen edhe më tej”, tha Borisllav Kallkovalliev nga iniciativa qytetare.

Qytetarët e anketuar në vendvotimet në Vallandovë, thanë se kësaj komune nuk i duhen xeherore. Ata shtuan se do të ketë ndotje, sëmundje dhe shkatërrim të prodhimeve bujqësore.

Pas Gjevgjelisë, Bogdancit dhe Dojranit, Vallandova ishte komuna e katërt që mbajti referendum për hapjen e xeheroreve, por dallimi është se nga tre komunat e para, këti referendumi nuk e plotësoi pragun ligjor./Telegrafi/

Exit mobile version