Sipas rezultateve të para jozyrtare, në referendumin për Ditën e Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, 99.80 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se dëshirojnë që 9 janari të jetë i njohur si Dita e Republikës në Republikën Serbe.
Mendohet se në referendum kanë marrë pjesë nga 56 deri në 60 për qind të votuesve.
Vendvotimet janë mbyllur në ora 19:00. Ndërsa, nuk është raportuar për ndonjë parregullsi të madhe.
Të drejtë vote në Republikën Serbe të Bosnjës kanë 1.219.399 qytetarë të cilët janë deklaruar në rreth 1.900 qendra votimi.