Telegrafi

Referendumi në Maqedoni do të jetë njëra nga temat e takimit të ministrave të BE-së

Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen nesër në Luksemburg në një sesion të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rend të ditës do të jetë situata aktuale në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke përfshirë rezultatet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ministrat do të diskutojnë për referendumin e fundit në Maqedoni, si dhe zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, të mbajtur më 7 tetor.

Në rendin e ditës do të jetë edhe migrimi dhe situata në Libi./Telegrafi/