Të paktën 337 persona janë plagosur në qendrat e votimit në të gjithë Kataloninë gjatë referendumit për të fituar pavarësinë nga Spanja. Lajmi u bë i ditur nga autoritet qeveritare të Barcelonës.
Referendumi për pavarësinë e Katalonisë ka filuar në mënyrë kaotike, me përplasje e dhunë. Qeveria spanjolle ka premtuar të ndalojë votimin që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.
Numri i të lënduarve u konfirmua nga një zëdhënës i qeverisë rajonale katalanase, si dhe në departamentin e shëndetësisë të rajonit, transmeton Syri.net.
Qeveria e Katalonjës ka hapur një blog në faqen e internetit të ‘WordPress’ në mënyrë që qytetarët për të hedhin votat në internet, pasi rojet civile mbyllën një sërë platformash dhe aplikacionesh online të dedikuara për këtë qëllim.
Oficerët e policisë po bllokojnë votuesit e shumtë nga hyrja në qendrat e votimit, dhe gjithashtu po kapin konfiksojnë votimit dhe kutitë. Ata janë duke gjuajtur me plumba gome njerëzit që po presin në radhë për të votuar dhe po përdorin dhunë ndaj tyre.
Një person i qëlluar në sy me një plumb gome i është nënshtruar një kirurgjie në spitalin ‘Sant Pau’ në Barcelonë, sipas mediave spanjolle. Votuesi i plagosur thuhet se u sulmua nga zbatimi i rendit spanjoll pasi ata u përpoqën të ndalonin njerëzit të votonin.