Telegrafi

Referendumi në Gjevgjeli përfundoi me sukses dhe është i vlefshëm

Referendumi në Gjevgjeli “pro ose kundër hapjes së xeheroreve është i suksesshëm”. Në 37 vendvotime gjithsej kanë dalur mbi 70% e të regjistruarve me të drejtë vote, me çka është përmbushur pragu ligjor prej 50%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Inicuesit e referendumit “Shpëtim për Gjevgjelinë” janë të kënaqur nga dalja e qytetarëve dhe theksojnë se qytetarët e Gjevgjelisë kanë zgjedhur jetë dhe amientë të pastër jetërsor.

Ekipi i monitoruesve të CIVIL kanë regjistruar disa parregullsi të vogla në gjithë procesin e votimit. Nga CIVIL thonë se qytetarët nuk kanë qenë mirë të informuar dhe se KZK-ja ka bërë punë të mangët.

Referendumi u inicua nga Shoqata “Shpëtim për Gjevgjelinë”, ndërsa vendimin për mbajtjen e tij e solli Këshilli i Komunës së Gjevgjelisë./Telegrafi/