Telegrafi

Referendumi në Debërcë, qytetarët kundër ndërtimit të deponisë rajonale

Qytetarët e Debërces në referendumin e mbajtur së bashku me zgjedhjet lokale të dielën, janë shprehur kundër planeve për ndërtimin e deponisë rajonale në vendin e quajtur Godvije.

Sipas rezultateve të referendumit, nga gjithsej 4625 persona me të drejtë vote në Komunën e Debërcës, në referendum kanë votuar 3149 persona, prej të cilëve kundër deponisë kanë qenë 2746 ose 87% prej atyre që kanë votuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërtimin e deponisë e kanë mbështetur 297 persona ose 13% nga qytetarët që kanë votuar.

Ky është referendumi i parë për ndërtimin e deponive./Telegrafi/