Site icon Telegrafi

Referendumi në Bosilovë i pasuksesshëm

Referendumi në Bosilovë për hapjen e xeheroreve për bakër dhe ar nuk ka pasur sukese, pasi në votim nuk kanë dalur mbi 50% të votuesve.

Komisioni Komunal Zgjedhir edhe zyrtarisht njoftoi se në referendum kanë dalur 32.45% e të regjistruarve ose kanë votuar 3992 votues, gjegjësisht 2159 votues më pak nga minimumi i nevojshëm që referendumi të jetë i suksesshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga organizata joqeveritare “Lugina e shëndetshme”, e cila është iniciatore për referendumin, thonë se dalja e tillë e qytetarëve është katastrofale dhe e turpshme, por paralajmërojnë për shumë parregullsi.

Ata njoftuan se nuk do të dorëzohen për ndërprerjen e xeherores për bakër dhe ar në Ilovicë, por do të dorëzojnë kërkesë në qeveri dhe institucione tjera që të bëhet revizion i atij projekti./Telegrafi/

 

Exit mobile version