Telegrafi

“Referendumi serb”: 80 për qind e popullatës nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se, siç thotë ai, populli do të deklarohet për të ardhmen e Kosovës, kështu që shtrohet pyetja se cili është qëndrimi i qytetarëve.

Ekipi i televizionit Prva ka bërë një mini-referendum në rrugët e Beogradit, dhe janë ofruar tri mundësi për Kosovën – njohja e pavarësisë, konflikti i ngrirë dhe ndarja.

Ja, disa nga përgjigjet e qytetarëve:

“Konflikti i ngrirë, kurrfarë ndarje, ajo ka qenë gjithmonë tokë serbe”.

“Jo pavarësisë, konflikt i ngrirë po. Ndarja pastaj, dhe të le të jetë ajo që është e jona”.

“Nuk jam për asnjërën, Kosova është Serbi”.

“Ndarja e Kosovës. Mendoj se është e komplikuar, pra as njohje, as konflikt. Mendoj se edhe njëri dhe tjetri mund të jetojnë dhe të gjejnë ndonjë zgjidhje, pasi kështu nuk ecën”, transmetojnë mediat serbe.

Rezultatet e ekipit të Prva janë bërë në harmoni me anketat, të cilat tregojnë se madje 80 për qind e popullatës në Serbi nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, ndërsa për ndarje do të pranonin 33 për qind e tyre.