Telegrafi

Referendum për xeheroren Illovica

Sot në komunën Novo Sellë mbahet referendumi në të cilin banorët e këtij vendi do të shprehen nv lidhje me atë se a janë ‘për’ ose ‘kundër’ hapjes së xeherores për bakër dhe ar Illovica, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të drejtë vote kanë 11.432 qytetarë, ndërsa që referendumi të konsiderohet i suksesshëm, në 20 vend votime duhet të japin votën e tyre së paku 5.720 persona me të drejtë vote.

Nga kompania “Euromaks”, e cila ka fituar koncesionin për të menaxhuar xeheroren Illovica, thonë se xeherorja po ndërtohet në pajtim me të gjitha standardet dhe rregullat evropiane për mjedis jetësor.

Ndërsa banorët e këtij rajoni kanë frikë se teknologjia e përpunimit të xeheve të bakrit dhe arit, e cila nënkupton përdorim të cianidit dhe acidit hidroklorik do të shkaktojë dëme të pakthyeshme në mjedisin jetësor, në veçanti për këtë rajon që është i njohur për tokën pjellore./Telegrafi/