Telegrafi

Reese Witherspoon duket ‘identike’ me vajzën e saj adoleshente, fansat nuk mund t’i dallojnë (Foto)

Aktorja dhe producentja e njohur Reese Witherspoon duket se është bekuar nga Zoti, me dhuratën e “rinisë së përjetshme”.

Ajo duket ende në formë dhe seksi, njëlloj sikur luaji në filmin “Legally Blonde” në vitin 2001, dhe të gjithë shtrojnë të njëjtën pyetje: Si është e mundur?

Por edhe më e bukur dhe fatlume duket të jetë vajza e saj adoleshente e cila në pamje të parë ngatërrohet lehtë me nënën e saj, përderisa të gjithë i ngatërrojnë për “binjake”.

Lexo po ashtu Para dhe pas, do të mahniteni nga efektet speciale në filma (Foto)

Witherspoon ka publikuar së fundmi në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shfaqet përball vajzës së saj duke u shikuar sy më sy.

Menjëherë pas publikimit të kësaj fotografie fansat nxituan të komentojnë, shumica prej të cilëve i konsideruan si “binjake”.

Disa të tjerë aludonin se ishte aktorja ajo e cila gjendej në dy fotografitë, teksa patri shumë më pak pyetje të tipit: “Cila nga këto është Reese?”.

Lexo po ashtu Lindsay Lohan: Pas studimit të Kuranit, ndjehem e frikësuar që të marrë rrugën drejt Amerikës (Foto)

Një përdorues i hutuar në Instagram ka komentuar duke thënë: “Unë jam i bindur se janë të njëjtit njerëz në fotografi? Çfarë dreqin është kjo?”.

Por, gjithçka është hedhur poshtë, kur disa prej ndjekësve të saj më të rregullt kanë treguar se Reese gjendje në anën e djathtë të fotografisë, gjersa vajza e saj adoleshente në anën e majtë. /Telegrafi/

Reese Witherspoon dhe vajza e saj. Fotografia që hutoi fansat në Instagram.