Tifozët e Chelseat kanë kërkuar që Reece James të emërohet kapiten, kjo pasi mbrojtësi lëshoi një përgjigje brutale ndaj një tifozit të Arsenalit në Twitter.
Mbrojtësi 23 vjeçar është tashmë i preferuari në mesin e mbështetësve të Stamford Bridge falë qëndrimit të tij si lider, si dhe aftësive të tij fizike dhe teknike.
Ai e siguroi të ardhmen e tij me klubin në një kontratë gjashtëvjeçare në shtator.
Reece James to arsenal who says no pic.twitter.com/MRi4ZNZaXL
— Blacklist🇰🇪 (@_ambehi) June 29, 2023
Dhe ndërsa lojtarë si Mason Mount dhe Kai Havertz janë kaluar te rivalët e Ligës Premier, James ka qëndruar për të ndihmuar Mauricio Pochettinon të ringjallë skuadrën.
Por, James më tej e bëri veten të dashur për tifozët e Chelseat kur iu përgjijg një postimit të tifozit të Arsenalit në rrjetin social.
Tifozi i Arsenalit, i cili pa sulmuesin e bluve, Havertz, t’i bashkohej klubit të tij për 73 milionë euro këtë javë, shkroi në Twitter: “Reece James te Arsenal, kush thotë jo?”.
Kjo shkaktoi një përgjigje brutale nga James, i cili shkroi: “Unë them jo”.
Llogaria zyrtare e Chelseat u fut më pas në aksion, duke postuar një foto të James duke festuar para tifozëve të Arsenalit, ndërsa shkruante: “Një nga yni”.
Dhe mbështetësit shpejt reaguan për postimin e mbrojtësit të djathtë të Anglisë, duke e bërë thirrje që ai të bëhej kapiteni i ri i Chelseat.
One of our own. 💙 https://t.co/XFLQWZU3UN
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 29, 2023
Njëri shkroi: “Për jetën, të ardhmen tonë dhe kapitenin”.
Një tjetër shtoi: “Bëni atë kapiten tani”. /Telegrafi/