Telegrafi

Reece James ‘bombardon’ portën e Arsenalit – Chelsea dyfishon epërsinë

Chelsea ka realizuar edhe golin e dytë ndaj Arsenalit në xhiron e dytë të Ligës Premier, me rezultatin që është 2-0.

Goli i parë erdhi nga Romelu Lukaku që shënoi në minutën 15-të, e që ishte gol në debutimin e tij te The Blues.

Blutë e shënuan edhe golin e dytë ndaj The Gunners, tani me anë të Reece James në minutën e 35-të, që u asistua nga Mason Mount.

Kujtojmë se mbrojtësi anglez asistoi te Lukaku, derisa tani shënoi një gol tejet të bukur. /Telegrafi/