Site icon Telegrafi

Redoni: Nëse do të futesha në Big Brother nuk do të hyja mes Gjestit dhe Eglit

Redon Berani është një nga të përzgjedhurit e Gjestit që i ka dhënë një shans për t’u rikthyer në shtëpi.

I ftuar në ‘Shqipëria Live’, ai ka folur për këtë veprim të këngëtarit nga Kosova, edhe pse nuk janë njohur personalisht.

Sa i përket marrëdhënies së tij me Gjestin, artisti thotë se nuk do të hyjë në mes.

Foto: Screenshot/YouTube

“Në mes nuk do të hyj, mos më votoni nëse mendoni që do të hy në mes sepse duket se janë duke krijuar një marrëdhënie”, u shpreh ai.

Por, Redoni tha se do ta ndihmojë Eglin për t’i parë gjërat më mirë pasi këto ditë ka qenë shumë e ngarkuar.

Lexo po ashtu Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

“Kisha qenë një krah suportiv, që me mujt me nxjerr një anë të mirë të Eglit, me ia hap sytë se ku po gabon. Nga ana tjetër po harron vendin ku është është pak ndoshta e tepërt”, theksoi tutje.

Pritet të shihet nëse publiku do ta zgjedh Redonin për t’u futur sërish në BBVA. /Telegrafi/

Exit mobile version