Nuk ka program televiziv në të cilin Redon Makashi nuk u shpëton pyetjeve mbi martesën.
I ftuar në “E Diell” në Top Channel Redonit këtë herë kureshtja mbi jetën e tij private iu delegua dy miqve të tij të vjetër, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka, se a e kanë pyetur ndonjëherë ata mbi këtë merak kaq të madh.
“Me miqtë e mi unë nuk flas asnjëherë për këto gjëra edhe pse ata e kanë provuar martesën”, është shprehur këngëtari.
“Kur prindërit e mi takojnë Sandrin (Aleksandër Gjokën) i kërkojnë që të më flasë dhe e di si përgjigjet ai? ‘E di vetë ai’”, ka thënë duke qeshur Makashi.
Këngëtari pohoi se ëndrra e tij më e madhe është që të ketë një shtëpi druri në mes të pyllit ku padiskutim do jetojë me njeriun e zemrës.