Telegrafi

Redon Berani publikon klipin e këngës “Aktore”

Fragment nga klipi i këngës “Aktore” (Foto: Screenshot/YouTube/BERANI Music)

“Aktore” titullohet projekti i radhës muzikor i realizuar nga Redon Berani që është shoqëruar me videoklip.

Kënga e re është realizim i ‘Berani Music’ dhe vjen në zhanrin hip-hop, ndërsa përmban edhe elemente R&B.

Tekstin e ka shkruar vet këngëtari, ndërsa për xhirimin e videoklipit është kujdesur Frame Producton.

Redon Berani është djali i kompozitorit të mirënjohur, Ilir Berani dhe këngëtares Gili.

Ai debutoi në muzikë në muajin qershor të këtij viti me këngën “Class”, të cilën e solli në bashkëpunim me Soya. /Telegrafi/