Djali i këngëtares së njohur Gili dhe kompozitorit, Ilir Berani, Redon Berani, ka bërë debutimin e tij në muzikë.
Ai ditën e djeshme (e shtunë) ka sjell projektin e parë muzikor në bashkëpunim me artistin e ri Soya.
Kënga e tyre e re mban titullin “Class”, e cila është e zhanrit hip-hop/rap.
Projektin e kanë kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale, ndërsa artistët e rinj vijnë me një paraqitje tejet atraktive.
Tekstin dhe melodinë e kanë realizuar vet këngëtarët nën producimin e ‘Berani Music’.
Për miksimin dhe masterizimin janë përkujdesur Paragram dhe Gesbuddah.
Djali i vogël i çiftit të njohur të estradës duket se do vazhdojë në rrymën hip hop, teksa komentet e para të debutimit ishin në tërësi pozitive. /Telegrafi/