Telegrafi

Redknapp: Edhe unë kam vepruar si Xhaka, por tash e kuptoj se kam gabuar

Granit Xhaka, Jamie Redknapp (Foto: Getty Images/Guliver)

Në një shkrim për Daily Mail, Jamie Redknapp ka folur në lidhje me situatën e krijuar në futbollin anglez pas reagimit të Granit Xhakës kundrejt tifozëve të Arsenalit në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

27-vjeçari ua ktheu me të njëjtën monedhë tifozëve të klubit të cilët po e fishkëllenin dhe ofendonin, duke i sharë gjatë daljes nga fusha dhe duke e hequr fanellën.

Lexo po ashtu Xhaka i pakënaqur me reagimin e tifozëve të Arsenalit - i shau, e hoqi me shpejtësi fanellën dhe shkoi drejt tunelit

Mirëpo, mesfushori shqiptar ka marrë kritika të shumta për atë veprim duke nisur nga trajneri Unai Emery, tifozët e Arsenalit dhe shumë ekspertë të futbollit.

“Ka pasur momente kur jam nevrikosur nga tifozët e mi dhe njësoj si Granit Xhaka, kam reaguar duke i sharë. Por, kur e kujtoj tash, e kuptoj se kam gabuar”.

“Kritikat e tyre nuk kanë qenë personale. Nuk kam luajtur si duhej të luaja, ndërsa Xhaka duhet ta pranojë këtë, po ashtu. Paraqitjet e tij te Arsenali kanë qenë nën nivel”.

“Ai duhet të jetë kapiten i klubit. Ai nuk mund ta shmangë dhe të thotë se kjo situatë nuk është për fajin e tij”, ka thënë ish-mesfushori i Liverpoolit duke shtuar se Graniti duhet ta përmirësojë lojën e tij dhe jo t’i fajësojë të tjerët. /Telegrafi/