Harry Redknapp mendon se Dele Alli është një lojtar më i mirë se Paul Pogba dhe vlen më shumë se francezi.
Dele Alli është duke përjetuar një supersezon me Tottenham Hotspur, ku ka shënuar më shumë se 20 gola dhe mbi 10 asistime në të gjitha garat edhe pse një mesfushor.
Pas kësaj, trajneri i njohur anglez ka vlerësuar me notat më të larta talentin anglez të Tottenhamit.
Sipas trajnerin anglez, Alli është një lojtar më i mirë se mesfushori francez i Manchester Unitedit, Pogba, dhe sipas tij anglezi vlen më shumë se francezi.
“Sa është vlera e Dele Allit tani? 90 milionë funte? Ndoshta më shumë? Paul Pogba kushtoi aq shumë, ndërsa Alli është një lojtar më i mirë”, ka thënë trajneri i njohur anglez.
Ndryshe, për Allin është folur shumë në Angli dhe Evropës, ndërsa një transferim i tij do të ndodhte vetëm nëse paguhet shifra mbi 100 milionë euro.
Për shërbimet e tij të interesuara janë skuadra e mëdha evropiane si Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester City. /Telegrafi/