Telegrafi

RedBox publikon në detaje statistikat e suksesit të këngës “Papuqe Gucci” (Foto/Video)

Reperi i njohur Gjiko ditë më parë publikoi projektin e tij më të ri muzikro me titull “Papuqe Gucci”.

Kënga është pritur mirë nga publiku, dhe në vetëm pak ditë ka arritur të shënojë shifra të larta klikimesh në YouTube.

Projekti i ri “Papuqe Gucci” nga reperi Gjiko është pritur shumë mirë nga fansat që në momentet e para të publikimit

Shpesh për artistët shqiptarë hedhin dyshime mbi vërtetësinë e këtyre klikimeve, duke i quajtur ato fallce dhe të pa vërteta.

Por, “RedBox Entertainment”, studio e cila mban në menaxhim reperin ka vërtetuar sonte në shifra se suksesi i këngës “Papuqe Gucci” është më se i vërtetë.

Ata kanë publikuar një video në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram, përmes së cilës kanë prezantuar faqet që vërtetojnë se çdo klikim i projektit është real.

“Për të gjithë ata që thonë që po e manipulojmë suksesin e këngës “Papuqe Gucci”, në këtë video mund t’i shikoni të gjitha statistikat rreth këtij projekti” (sic.), ka shkruar ekipi i RedBox në mbishkrimin e videos.

Deri më tani, kënga numëron mbi 1.5 milion klikime në YouTube, të cilat janë vazhdueshëm në rritje. /Telegrafi/