Site icon Telegrafi

Redaktorja e revistës “Vogue” zbulon tri rregulla të arta për sukses

Anna Wintour është njëra ndër femrat më fascinuese të kohës së sotme.

Ajo tashmë 28 vjet është redaktore e revistës “Vogue”, mirëpo pos në industrinë e modës, ajo është aktive edhe në qarqet politike.

Gazetarja dhe redaktore britaniko-amerikane, Anna Wintour, ka pozitë të rëndësishme redaktoriale në biblën e modës, siç e quajnë revistën “Vogue”, mirëpo krahas kësaj, punon edhe si drejtoreshë artistike në kompaninë Condé Nast.

Arritjet e saj janë të mëdha, dhe kjo femër paraqet inspirim të vërtetë për njerëzit e gjithë botës, transmeton Telegrafi.

“Anna Wintour inspiron, përkushtimi dhe zelli i saj ndaj modës, etika e saj, përkrahja e saj talenteve të reja është unike”, ka thënë Christopher Kane kur e kanë pyetur për mendimin lidhur me të.

Dhe derisa mund ta dëgjojmë shpesh se si flet për suksesin, ekzistojnë tri gjëra kyç të cilat e kanë çuar deri në realizimin e ëndrrave të saj.

Ajo është e vendosur

Në bisedë, Anna shpjegon se si ka arritur reputacionin e personit gjakftohtë, që çon në lidhje me liderizmin.

“Ky është karakteri fitimtar i liderit, ndërkaq për disa cilësi të tmerrshme të femrës” ka mësuar nga babai i saj.

Wintour është rritur në familje gazetarësh, duke pasur ideal babanë Charles, i cili atëherë ka qenë redaktor i London Evening Standard.

Ajo nga babai ka mësuar se si është të jesh redaktore

“Kam mësuar se sa është e rëndësishme të jesh lidere, të jesh e vendosur në atë që ua kërkon njerëzve të tjerë të japin më të mirën nga vetja”.

Ajo nuk pendohet

Me gjithë gabimet të cilat i pranon, Anna thotë që është me rëndësi të provosh edhe të mësosh diçka nga to dhe pastaj vazhdon tutje pa u penduar.

“Mendoj që njerëzit këtë e respektojnë dhe punojnë më mirë në rrethana të tilla”. /Telegrafi/

Exit mobile version