Telegrafi

Redaktori i sportit në Bjellorusi humb bastin, ha gazetën e tij! (Foto)

Një redaktor sporti në Bjellorusi ka mbajtur premtimin e tij duke ngrënë faqe nga gazeta e tij në momentin që nuk parashikoi si duhet ecurinë e një skuadre vendase në sportin e hokej në akull.

Vyacheslav Fedorenkov, i cili shkruan për gazetën kryesore në Bjellorusi, “Pressball”, pohoi se Dinamo Minsk nuk do të arrinte në “play off” të Kontinental Hockey League (KHL), një turne ndërkombëtar që dominohet nga ekipet ruse.

Lexo po ashtu Emiratet Arabe dënojnë Gyanin për shkak të stilit ‘jo-etik’ të flokëve (Foto)

Por, skuadra i tregoi se e kishte gabim, duke e detyruar Zotin Federenkov “të hante” atë që kishte shkruar, transmeton Telesport.

“Do të bëja gjithçka për skuadrën e zemrës, megjithatë në të ardhmen do të mendohem dy herë para se të bëj një premtim. Unë e mbajta premtimin tim, por edhe trajnerët dhe lojtarët duhet të mbajnë premtimet e tyre në të ardhmen”, ka thënë Federekov.

Lexo po ashtu Kampionia e botës në freestyle 'turpëron' Xhakën dhe Mustafin, i jep leksione si duhet dribluar (Foto/Video)

Trajneri i Dinamo Minsk, Craig Woodcroft, tha: “Do ta mbaj gjithmonë mend atë që ka bërë, sa herë ta shoh përballë”.

Supë dhe gazetë… hmmm sa e shijshme!