Site icon Telegrafi

Red Rain shpërblen konsumatorët për herë të dytë

Kompania e pijeve “Red Rain”, tashmë për të dytën herë radhazi ka bërë shpërndarjen e shpërblimeve të lojës “Merr Zemër me Red Rain” më 4 korrik në ambientet e pishinës “California” në Lipjan.

Këtë herë, me dhurata të fituara u bënë 500 konsumator të pijes energjike “Red Rain”. Ata që luajtën lojën “Merr Zemër me Red Rain” fituan pushime verore në Turqi, telefona mobil “Iphone 6”, televizor plazma, “Playstation 4”, biçikleta, laptop, Ipad 4, 50 euro kesh, fanella dhe pako të pijeve ‘Red Rain’.

Mehdi Sinani nga komuna e Obliqit, fitues i një biçiklete është shprehur i lumtur për shpërblimin që ka fituar.

“Unë pres që të fitoj preminë kryesore të kësaj loje, veturën Golf 7, dhe natyrisht se do të vazhdoj të luaj” është shprehur Sinani.

Ndër shpërblimet që janë ndar më 4 korrik ka qenë edhe pushime verore në Turqi. Fatlum i këtij shpërblimi ishte Mustafa Shabani nga komuna e Gjilanit.

Loja e madhe shpërblyese “Merr Zemër me Red Rain” është duke vazhduar edhe tani. Ndërsa, për krejt ata që luajnë kanë mbetur edhe njëmijë shpërblime, ndër to premia kryesore e lojës, Golf 7.

Për të ju bashkuar lojës ju duhet të gjeni kodin gjatë shifrorë në kanoçen e pijes “Red Rain”, të njëjtin ta dërgoni përmes mesazhit pa pagesë në numrin 50 200. Luani që të fitoni.

Exit mobile version