Site icon Telegrafi

Red Bull Basement hap aplikimet për të rinjtë inovatorë nga Kosova

Red Bull Kosova dhe Innovation Centre Kosovo kanë prezantuar edicionin më të ri të garës globale “Red Bull Basement”, e cila këtë vit përqendrohet në Inteligjencë Artificiale. Ekipi fitues, do ta përfaqësojë Kosovën në Finalen e Madhe në Tokio, Japoni.

Në mjediset e Innovation Centre Kosovo, me pjesëmarrjen e mbi 120 të rinjve, ndërmarrësve dhe komunitetit të TIK, Red Bull Basement ka hapur zyrtarisht edicionin e vitit 2024.

Pjesëmarrësit patën rastin të mësojnë më shumë rreth programit, afateve, kritereve, si dhe dëgjuan tregime frymëzuese nga dy ndërmarrës të suksesshëm, Hana Qerimi (Shkolla Digjitale & Starlabs) dhe Arianit Fazliu (Kutia).

Gara globale e cila mbështetet nga Microsoft dhe AMD, është e hapur për aplikuesit nga Kosova deri më 31 tetor.

Të rinjtë, studentët, bizneset startup, dhe kompanitë e TIK, inkurajohen të aplikojnë, dhe të kualifikohen për mundësinë e përfaqësimit të Republikës së Kosovës në Finalen Globale, e cila do të zhvillohet në Tokio, Japoni, në muajin dhjetor. Red Bull Kosova dhe ICK do të mbulojnë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në Tokio, për dy (2) anëtarë të ekipit fitues.

Ekipi fitues po ashtu do të pranojnë shpërblime dhe pajisje në vlerë 4,000 Euro.

Më shumë informata rreth programit dhe aplikimit i gjeni KËTU!

Data të rëndësishme:

Afati i fundit për aplikim: 31 Tetor 2024

Përzgjedhja e Top 20 ideve më të mira: 01 Nëntor 2024

Dorëzimi i videove prezantuese 1 minutëshe nga Top 20 ekipet: 04 Nëntor 2024

Përzgjedhja e Top 10 finalistëve: 04 Nëntor 2024

Finalja Kombëtare e Kosovës: 05 Nëntor 2024

Udhëtimi në Japoni për Finalen Globale: 2-5 Dhjetor 2024

Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe Red Bull Kosova ju urojnë suksese të gjithë aplikuesve!

Exit mobile version