Site icon Telegrafi

Reciprociteti i targave, ambasadorët e QUINT-it takojnë Kurtin

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Siç mëson Telegrafi, takimi mes Kurtit dhe ambasadorëve tashmë ka përfunduar.

Ky takim siç duket ka ardhur si rezultat i vendosjes së reciprocitetit për targa të vendosur dje nga Qeveria e Kosovës.

Të hënën më 20 shtator – forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinje -Bërnjak për të zbatuar vendimin e reciprocitetit me Serbinë. Sipas këtij vendimi, veturat me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës, dhe të njëjtit duhet të pajisen me targa të përkohshme RKS.

Për marrjen e targave të përkohshme duhet të paguajnë 5 euro dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version