Site icon Telegrafi

Reciprociteti për targa dhe letërnjoftime, Kurti uron që 1 shtatori do të shkoj siç është më së miri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë konferencës për media ka folur edhe për vendimin e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Ai tha se do të bëjnë çmos që në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare dhe KFOR-in, mos të ndodh të tensionohet situata si ajo e 31 korrikut.

“Ne do të bëjmë çmos me partnerët ndërkombëtarë, diplomatët amerikane, me KFOR-in, organet e sigurisë që mos të vijnë në shprehje barrikadat si në të kaluarën. Unë se bëj dot policinë, as komandantin e policisë, as prokurorinë. Kur bën shkelje ka organe shtetërore për këtë. Nuk e bën vendimin për këtë kryeministri”, tha ai.

Lexo po ashtu Kurti pret opsione të reja për reciprocitetin nga takimi i sotëm me Escobarin dhe Lajçakun

Kurti uron dhe shpreson që nuk do të ketë pamje të tilla si më 31 korrik, të cilat i quajti të shëmtuara.

“Uroj dhe shpresoj që nuk do të kemi pamje të tilla, jo veç se kriminale por edhe të shëmtuara nga e kaluara dhe gjithçka më datën 1 shtator do të shkoj siç është më së miri. Thjesht më 1 gusht njerëzit e kanë parë, që ne nuk konfiskojmë asnjë dokument, përkundrazi ta japim dhe një fletë A4 të Republikës së Kosovës që nuk ta cenoj integritetin fizik e as moral. Përkundrazi të pajisë me dokument për qarkullim”, tha ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/  

 

 

Exit mobile version