Shumica e femrave blejnë produkte të ndryshme të brendeve të ndryshme për ta përmirësuar pamjen e lëkurës, për ta parandaluar plakjen e parakohshme, si dhe për t’i eliminuar rrudhat, rrathët e zi, aknet dhe pikat e zeza.
Por, pavarësisht çmimit të shtrenjtë që mund të kenë ato produkte, shumë shpesh dështojnë t’i japin efektet e dëshiruara.
Fatmirësisht, ka shumë mënyra natyrale dhe efektive për ta përmirësuar lëkurën në fytyrë dhe për t’i parandaluar problemet e lëkurës.
Soda e bukës është një antioksidant i fuqishëm, antibiotik dhe agjent antipezmatues, andaj edhe i eliminon bakteret, si dhe e detoksikon lëkurën.
Siç shpjegon Dr. Jaishree sharad, dermatologe, soda e bukës e zvogëlon edhe yndyrën në fytyrë, por edhe pikat e zeza.
Sidoqoftë, më poshtë e keni një krem shtëpiak natyral që do t’i trajtojë të gjitha problemet e lëkurës që i keni:
Përbërësit:
– Sodë buke
– Uthull molle
– Gjysmë limoni
– Mjaltë
– Gjysmë gote ujë
Përgatitja:
E shtrydhni limonin në gotën me ujë, pastaj i shtoni përbërësit tjerë. I përzieni mirë dhe e aplikoni maskën në fytyrë.
Maskën e lini tërë natën, ndërsa në mëngjes e pastroni me ujë të ftohët.
Këtë procedurë përsëriteni çdo natë për një muaj dhe do të befasoheni nga rezultatet. /Telegrafi/