Site icon Telegrafi

Rebic do të largohet në janar nga Milani

Ante Rebic. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ante Rebic iu bashkua Milanit si huazim këtë verë nga skuadra gjermane Eintracht Frankfurt.

Ishte një marrëveshje e dy skuadrave ku Andre Silva shkoi tek klubi gjerman si huazim, derisa Rebic iu bashkua Milanit deri në vitin 2021.

Por aventura e kroatit në Itali përsëri po del e dështuar, njësoj sikur te Fiorentina pesë vite më parë.

26-vjeçari ka zhvilluar vetëm shtatë takime në Serie A, kryesisht i inkuadruar nga banka rezervë dhe nuk është i lumtur.

Ante Rebic. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Agjentët e lojtarit kanë biseduar me Frankfurtin pasi Rebic tani dëshiron rikthimin në Bundesliga.

Sulmuesi anësor dëshiron të luaj më shumë pasi ka nevojë për një gjë të tillë që të merr ftesë nga Kombëtarja e Kroacisë për evropianin e vitit 2020.

Mbetet të shihet nëse do të realizohet dëshira e lojtarit që të rikthehet në Frankfurt, pasi edhe Milani është i gatshëm ta lë të lirë atë pasi ka dështuar ta ndihmojë klubin kuqezi në repartin ofensivë. /Telegrafi/

Exit mobile version