Ante Rebic është duke kaluar momentet më të mira në karrierën e tij.
Sulmuesi kroat ka arritur në finalen e Kampionatit Botëror me Kombëtaren e tij ku do të përballen me Francën.
Por mendja e tij po qëndron edhe në tregun e transferimeve, pasi do të largohet nga Eintracht Frankfurti.
Gjithsesi e ardhmja e tij duket se do të vazhdoj të jetë në futbollin gjerman.
Rebic është duke u kërkuar me ngulm nga kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich.
Trajneri i ri i Bayernit, kroati Niko Kovac po e kërkon me ngulm ish-lojtarin e tij te Frankfurti.
Rekordmenët e Gjermanisë duket se do t’ia plotësojnë këtë dëshirë trajnerit të tyre për ta transferuar Rebicin.
Sipas medieve gjermane, Rebic është objektivi kryesor i sulmit te Bayernit dhe klubi ka rreth 30 milionë euro gati për të.
24-vjeçari ka shkëlqyer edhe në Bundesliga edicionin e fundit, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tre asistime në 28 ndeshje. /Telegrafi/