Site icon Telegrafi

Rebic: Ndjehem mirë te Frankfurti, por nuk e përjashtoj kalimin diku tjetër

Ante Rebic i ka hedhur poshtë zërat se mund të kalojë te Manchester United ose Tottenham, por e ka lënë një derë të hapur për të ardhmen.

Ai u bë i famshëm në Kampionatin Botëror duke shkëlqyer për Kroacinë.

Nuk kishte për të interesim vetëm nga Liga Premier, pasi Sevilla në La Liga dhe Bayern Munich në Bundesligë, ishin vënë pas tij.

Kur Kovac drejtonte Rebicin te Frankfurti

Rebic ka vendosur ta rinovojë kontratën edhe për katër vite me Eintrachtin.

“Unë nuk dua të shkoj kudo. Ndihem mirë në Frankfurt, jam duke luajtur mirë dhe jam i lumtur.

“Ka pasur shumë oferta këtë verë, por Eintracht tregoi se sa më çmojnë. Më kanë ofruar një kontratë të re, e kam nënshkruar atë, edhe pse ata gjithnjë e dinin se do të qëndroj”.

“Ka mjaft kohë në karrierën time për të bërë një lëvizje, ndoshta së shpejti verën e ardhshme”.

Eintracht e bleu Rebicin nga Fiorentina në fund të sezonit 2017-18./Telegrafi/

Exit mobile version