Telegrafi

Rebelimi i zëvendësuesve te Barcelona – lojtarët që e dëshmuan se meritojnë më shumë minuta

Barcelona nuk kishte nevojë të fitonte në Milano kundër Interit të martën në mbrëmje, por të besuarit e Ernesto Valverdes e bën punën e tyre në  Giuseppe Meazza.

Ndeshja u mbyll 2-1 në të mirë të katalunasve, ku disa emra treguan se meritojnë më shumë minuta.

Carles Perez

Spanjolli i ri hapi ndeshjen në Milano në minutën e 24-të, duke ndëshkuar një gabim të Diego Godin.

Nata e tij ishte mbresëlënëse në përgjithësi, dhe ai e gjeti veten duke u krahasuar me Pedro nga tifozët e Barcës.

Ansu Fati

Kishte ndjesi se adoleshenti u fut vonë në lojë, por ai la gjurmë me golin e fitores, dhe ishte në super gol nga jashtë zonës.

Ai zyrtarisht është lojtari më i ri që shënoi në Ligën e Kampionëve, duke treguar pse Barcelona ia vuri klauzolën e lirimit prej 170 milionë euro.

 

Ivan Rakitic

Kroati dukej sikur kishte rënie, pasi nuk luante shpesh me Barcelonën, por ai shkëlqeu me shiritin e kapitenit të martën.

Frenkie de Jong dhe ardhjet e të tjerëve e larguan nga formacioni bazë, por përvoja dhe klasi i tij u treguan në Milano.

Carles Alena

Barcelona dukej se kishte shumë mesfushorë gjatë verës dhe dukej e pamundur që Alena të kishte shumë minuta.

Ai luajti si një yll dhe dukej mirë në qendër të fushës.

Arturo Vidal

Kiliani shpesh është një zgjidhje për katalanasit, por ai nuk është lojtar startues nën Valverden.

Ai e tregoi përsëri këtë mesjavë se ka një rol në klub dhe ai mund të luajë një rol të madh në ndeshje të rëndësishme.

Neto

Edhe pse është e pamundur për ta zhvendosur Marc-Andre ter Stegen, ai e vërtetoi që Barcelona ka një portier rezervë me vlera të mëdha.

Ai ndali shumë gjuajtje të Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez. /Telegrafi/