Site icon Telegrafi

Rebelët në lindje të Ukrainës shpallin mobilizim të përgjithshëm

Territoret lindore separatiste të Ukrainës, të mbështetura nga Rusia, kanë urdhëruar mobilizim ushtarak në mes të një përshkallëzimi vdekjeprurës të luftimeve.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, burrat në moshë për të luftuar në republikat e vetëshpallura popullore të Donetsk dhe Luhansk janë vënë në gatishmëri.

Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se është i bindur se Rusia do ta pushtojë Ukrainën, një akuzë që Moska e mohon.

Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet të organizojë një krizë të rreme në rajonet lindore si një pretekst për të pushtuar.

Monitoruesit ndërkombëtarë raportojnë një “rritje dramatike” të sulmeve përgjatë vijës që ndan forcat rebele dhe qeveritare.

Një ushtar ukrainas u vra nga bombardimet të shtunën në mëngjes, vdekja e parë e tillë e raportuar në javë.

Sekretari i Mbrojtjes amerikan, Lloyd Austin, tha se forcat ruse kishin filluar të “afroheshin” drejt kufirit me Ukrainën. /Telegrafi/

Exit mobile version