Site icon Telegrafi

Rebel Wilson tregon mënyrën se si humbi 30 kilogramë – nuk përfshihen stërvitje të mëdha apo dietë e rreptë

Aktorja Rebel Wilson thotë se kurrë nuk është ndjerë më mirë pasi ndoqi një rutinë të qëndrueshme gjatë udhëtimit të saj për humbjen e peshës.

Komediania 41 vjeçare ka folur për ‘Shape’ për ‘vitin e saj të shëndetit’ dhe tha se ishte ecja e rregullt, jo stërvitje të mëdha, ajo që e ndihmoi të humbiste 30 kilogramë.

Ajo zbuloi se ‘ecja e vazhdueshme’ ishte në të vërtetë një komponent kryesor për humbjen në peshë dhe e ndihmoi atë të hiqte ‘yndyrën e panevojshme trupore’.

Rebel Wilson (Foto: Instagram)

“Unë kurrë nuk e mendova këtë”, tha ajo për transformimin.

“Unë po afrohesha në të 40-at dhe po mendoja të ngrija vezët, dhe ekspertët më thanë se sa më e shëndetshme të isha aq më mirë mund të shkojë procesi”.

Lexo po ashtu Rebel Wilson shfaqet në rroba banje pas humbjes së peshës

Rebel shton se ndonjëherë pendohet se përse nuk i kushtoi rëndësi shëndetit më herët.

Rebel Wilson (Foto: Instagram)

“Thjesht nuk ishte primare”, tha ajo.

Duke qenë se u fokusua tejet shumë në ‘vitin e saj të shëndetshëm’, Rebel përfundimisht arriti peshën e saj të synuar prej 74 kilogramëve deri në fund të vitit 2020. /Telegrafi/

Rebel Wilson (Foto: Instagram)
Exit mobile version