Telegrafi

Realizojnë Higuain dhe Dybala, Juventus përmbys gjithçka ndaj Tottenhamit

Juventus ka kaluar në epërsi kundër Tottenham Hotspur.

Gonzalo Higuain ka shënuar gol në të 64 minutë për të barazuar gjithçka në të 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Vetëm pas dy minutave, Higuain asistoi për sulmuesin argjentinas, Paulo Dybalan, i cili nuk e qoi dëm një aksion të bukur për bardhezinjtë.

Theksojmë se Son Heung-min ka realizuar golin e parë në këtë takim pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Në rast se ndeshja përfundon me këtë rezultat, atëherë do të kualifikohet për në çerekfinale skuadra angleze, duke marrë parasysh se takimi i parë ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2-2. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nrn1-RV_eKw

https://www.youtube.com/watch?v=73Z2h18ka7w