A jeni në kërkim të një vendi të qetë, të sigurt dhe të përshtatshëm për të ndërtuar jetën tuaj familjare?
-A dëshironi që ky vend t’i përmbush nevojat e jetës moderne?
-A e keni me rëndësi primare edhe lokacionin?
Nëse përgjigja juaj është “po” për këto pyetje, atëhëhere Kompleski Linda i përmbush të gjitha kërkesat tuaja!
Me vendndodhje në Fushë Kosovë, Kompleksi Linda, e ndërtuar nga kompania e ndërtimit Al Trade ofron qetësi, akses të lehtë në shërbime dhe infrastrukturë të zgjeruar, duke e bërë atë një zgjedhje të përkryer për ata që kërkojnë një mënyrë jetese të ndërthurur midis komoditetit të jetës urbane dhe qetësisë së ambientit periferik.
Duke ofruar çasje lehtë në qendrat kryesore të biznesit, qendrave tregtare, shkollave dhe objekteve të tjera të rëndësishme dhe me transportin publik që ndodhet pak hapa larg, Kompleksi Linda e bën më të lehtë dhe më të shpejtë lëvizjen tuaj të përditshme.
Kompleksi Linda është ndërtuar me një arkitekturë moderne dhe prej materialeve më cilësore, duke mundësuar kështu që çdo banesë të ofrojë ambien komod.
Nga apartamentet me dritë të mjaftueshme dhe pamje të mrekullueshme, deri te zonat e gjelbëruara dhe hapësirat sociale për t’u shijuar me miqtë e familjen, në Kompleksin Linda çdo gjë është menduar për ta bërë jetën më të thjeshtë dhe të këndshme.
Muret dy-shtresore dhe izolimi akustik ju garantojnë qetësi maksimale, duke krijuar një oaz relaksimi për të pushuar pas një dite të zhurmshme. Xhamat termoizolues dhe dyert me kualitet të lartë ofrojnë siguri dhe efikasitet energjetik.
Investimi në Kompleksin Linda nënkutpon edhe bashkimin me një komunitet të gjallë dhe miqësor.
Por më shumë se gjithçka, Kompleksi Linda është një vend ku lumturia mbizotëron.
Çdo banesë është e krijuar për të ofruar ndjesinë e ngrohtësisë dhe rehatisë, duke e bërë atë një zgjedhje të përkryer për familjet dhe individët që kërkojnë një jetë më të mirë.
Për më shumë informacione kontaktoni:
Facebook: Al Trade Center
Nr.tel: 0800 77 770 / 049 777 127 / 049 318 676 / 044 976 777 / 043 989 111
E-mail: info@altradecenter.com