Site icon Telegrafi

Realizohen matjet zyrtare për meçin e dytë: Tyson Fury shokon të gjithë me peshën, Usyk nuk lëvizë

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë realizuar matjet zyrtare para duelit të së shtunës (21 dhjetor).

Ukrainasi është kampion i padiskutueshëm në peshat e rënda, ndërsa në duelin e dytë do të tentojë t’i ruajë titujt.

Gypsy King ka shokuar të pranishmit me peshën e tij, pasi pritej që të peshonte 120 kilogramë.

Mirëpo, kur hipi në peshore, Fury doli të kishte 127 kilogramë, që e bënë tejet të vështirë lëvizjen e tij nëpër ring.

Në anën tjetër, Usyk ka mbetur rreth peshës së tij nga dueli i parë.

Lexo po ashtu Usykut i ndalohet të përsëritë 'mashtrimin' që bëri ndaj Furyt gjatë duelit të parë

Ukrainasi në duelin e parë peshonte 101 kilogramë, ndërsa për përballjen e dytë ka shtuar vetëm një kilogramë (102).

Duket se Fury do t’i jap lamtumirën boksit nesër mbrëma, në duelin që fillon në ora 22:00.

Kjo peshë nuk është në favor të tij, andaj Usyk do të ketë më të lehtë që të gjuaj grushte nga të gjitha anët, për dallim nga hera e parë kur Fury peshonte 123 kilogramë. /Telegrafi/

Exit mobile version