Telegrafi

Realizohen matjet zyrtare: Anthony Joshua për një kilogram më i rëndë se Robert Helenius

Anthony Joshua ka peshuar 113 kilogramë, para duelit të së shtunës kundër Robert Helenius, duke qenë dy kilogramë më rëndë se lufta e tij e mëparshme kundër Jermaine Franklin.

Britaniku peshoi 115 kilogramë për përballjen e tij kundër Franklin dhe siguroi fitoren e tij të parë që nga mposhtja e Kubrat Pulev në dhjetor 2020.

Megjithatë, tifozët shpresonin se pesha shtesë do ta ndihmonte atë të siguronte një nokaut kundër amerikanit. Në vend të kësaj, ai e mposhti 24-vjeçarin me vendim unanim.

Lexo po ashtu Deontay Wilder qau pas nokautit brutal që i shkaktoi kundërshtarit të Anthony Joshuas

Sidoqoftë, AJ do të tentojë të tregojë një performancë më të mirë – pasi ka hyrë në kamp më herët dhe ka kaluar më shumë kohë me trajnerin e tij Derek James këtë herë.

Edhe pse, Joshua nuk do të jetë i pavëmendshëm për faktin që fansat e tij po e kërkojnë të regjistrojë nokautin e tij të parë që nga ndalimi i raundit të nëntë kundër Pulev.

Përplasja e Joshua kundër Helenius do t’u japë tifozëve të boksit një tregues se si AJ krahasohet me rivalin e tij Deontay Wilder përpara meçit të planifikuar për peshat e rënda.

Lexo po ashtu Këtë të shtunë pritet spektakël në O2 Arena: Konfirmohet kundërshtari i Joshuas

Wilder e mposhti boksierin brenda dy minutave në vitin e kaluar. Ndërsa Gerald Washington – i cili po lufton Derek Chisora ​​të shtunën – eliminoi Helenius pas raundit të 8-të.

Prandaj, AJ do të kërkojë të ndalojë herët 39-vjeçarin duke pasur parasysh faktin se përballja e tij me “Bronze Bomber” ende nuk është konfirmuar.

Në anën tjetër, Helenius ka peshuar një kilogramë më pak se Joshua dhe do të synojë të shkaktojë befasi ndaj britanikut, duke ditur se nuk është favorit. /Telegrafi/