Maqedonia është shteti ku pushteti ka harxhuar më shumë se 600 milionë euro për projektin ‘Shkupi 2014’ i filluar në vitin 2010. Maqedonia është vendi ku sistemi politik është në krizë politike për dy vite, pas publikimit të ”bombave” ku u dëgjua se si politika ishte e zhytur në krim.
Një fotografi që e përcjell Telegrafi Maqedoni, shihen dy fytyrat e shtetit. Fytyra e mjerimit dhe fytyra e kopjimit të lumturisë.
Bëhet fjalë për ngjarjen e organizuar nga disa organizata jo-qeveritare ku babagjyshët e vitit të ri bënin gara për të fituar shpërblime të kompanive.
Para babagjyshëve duket i shtrirë një fëmijë që kërkon lëmoshë tek ura e gurit që lidh dy realitetet e Shkupit.
Për këtë gjendje vlenë të kujtohet thënia e Zoran Stavreskit, ish-zëvendëskryeministër i Maqedonisë i cili tha ”Ne nuk kemi buk për të ngrënë e blejmë çokollata”./Telegrafi/