Telegrafi

Realiteti dhe Instagrami, ndryshimi dhe vështirësitë në realizimin e fotografive të Samanta Karavellës

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo publikoi një set të bukur fotografik të realizuar në tokë të thatë, ndërsa dukej mjaft tërheqëse.

Megjithatë, puna për ta realizuar një fotosesion të tillë, duket të mos ketë qenë fare e lehtë.

Në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, këngëtarja Karavella ka treguar peripecitë me të cilat përballet gjatë xhirimeve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmetn nga Estrada Shqiptare

Pluhuri me erë duket se ka qenë një pengesë e madhe, ndërsa arsyeja e publikimit të kësaj videoje duket të ketë qenë dëshira për t’iu treguar fansave dallimin mes realitetit dhe Instagramit.

Sido që të jetë, këngëtarja vazhdon të bëjë për vete fansat me paraqitjet e saj joshëse.

Përndryshe, “E jotja” dhe “Kush jam” janë dy projektet që Samanta solli gjatë verës, ndërsa u pritën mirë nga publiku. /Telegrafi/