Real Madridi është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Neymarit në këtë afat kalimtar nga Paris Saint-Germian.
Skuadra spanjolle ka disa afate që tenton ta transferojë sulmuesin brazilian, derisa në këtë verë janë më afër se kurrë më parë, mirëpo rivalizohen edhe nga Barcelona.
Lojtari 27-vjeçar tashmë ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Parku i Princave, derisa Mundo Dportivo ka zbuluar ofertën e parë të Los Blancos.
Sipas të përditshmes spanjolle, kampioni i trefishtë evropian i ka ofruar klubit parisien 91 milionë euro dhe Gareth Balen, në shkëmbi të shërbimeve të Neymarit.
Por, PSG e ka refuzuar menjëherë ofertën e bërë nga madrilenët, pasi kanë kërkuar nga ata që në marrëveshje ta përfshijnë edhe Luka Modricin.
Real Madridi thuhet se do të tentojë ta ulë shumën e parave dhe t’i ofrojë dy lojtarët në mënyrë që ta transferoj brazilianin. /Telegrafi/