Anësori japonez, Takefusa Kubo, mund të kthehet te Real Madridi në afatin kalimtar të janarit – raporton Don Balon.
19-vjeçari iu bashkua Villarrealit në muajin gusht në formë huazimi për gjithë sezonin 2020/2021.
Mirëpo, deri më tani ka luajtur vetëm 55 minuta në La Liga dhe mungesa e minutazhit nuk është duke u pëlqyer Mbretërve.
Realit nuk i pëlqen trajtimi që i bëhet Kubos në El Madrigal, prandaj janë të gatshëm që t’ia ndërpresin huazimin shumë më herët.
Mesfushori i talentuar iu bashkua Madridin në vitin 2019 nga klubi japonez FC Tokyo. /Telegrafi/