Telegrafi

Realit nuk i lejohet të luajë me të bardha, zgjedh fanellat e treta për finalen e Ligës së Kampionëve (Foto)

Real Madrid's Portuguese forward Cristiano Ronaldo celebrates after scoring during the Spanish league football match Real Madrid CF vs Athletic Club Bilbao at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid on February 13, 2016. / AFP / GERARD JULIEN (Photo credit should read GERARD JULIEN/AFP/Getty Images)

Juventus do të jetë “formalisht” si në shtëpi në finalen e Ligës së kampionëve në Cardiff më 3 qershor.

Kjo ishte përcaktuar që para shortit të gjysmëfinaleve, ku skuadra e dytë që do të kualifikohej, në këtë rast Real Madridi do të konsiderohej mysafire.

Kjo do të thotë se Juventus do të zgjedhë të luajë me fanellën e parë, atë bardhezi, e cila automatikisht e bën të pamundur përdorimin e fanellës së bardhë tradicionale nga Reali.

Madrilenët zgjodhën të luajnë me fanellën “vjollcë” dhe jo atë të zezë. /Telegrafi/