Shefi i Tottenham Hotpsur, Daniel Levy e ka bërë të qartë qëndrimin e tij lidhur me Christian Eriksenin.
Ndërsa klubi i Real Madridit po bën përpjekje maksimale rreth përforcimit të ekipit për sezonin e ardhshëm, ata po vlerësojnë nëse do të transferojnë danezin apo yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Sipas El Confidential, Florentino Perez dhe Daniel Levy u takuan në Madrid për darkë, ku britaniku i ka kumtuar homologut spanjoll se mesfushori nuk është në shitje.
Megjithatë, 27-vjeçari i ka mbetur vetëm një vit në kontratën me skuadrën londineze.
Nëse refuzon të rinovoj marrëveshjen, Tottenham mund të mos ketë zgjidhje tjetër përveçse se ta shes gjatë verës.
Ndryshe, madrilenët janë të gatshëm të paguajnë deri në 80 milionë euro për mesfushorin sulmues. /Telegrafi/