Site icon Telegrafi

Reali i vendos çmimin Hazardit, Newcastle të gatshëm për ta paguar atë

Eden Hazard i ka ditët e numëruara si futbollist i Real Madridit.

Sulmuesi belg nuk është përshtatur aspak në Spanjë dhe ka vuajtur nga shumë lëndime.

Këtë edicion, Hazard nuk po preferohet shumë nga trajneri Carlo Ancelotti dhe largimi i tij nga Santiago Bernabeu duket i pashmangshëm.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se madrilenët kanë vendosur ta shesin atë dhe tanimë i kanë vendosur çmimin e largimit prej 50 milionë euro.

Hazard sipas të gjitha gjasave pritet të rikthehet në Ligën Premier, ku Newcastle United së fundmi është futur në garë.

Lexo po ashtu Hazard po luan gjithnjë e më pak për Realin, ai është vetëm hija e futbollistit që ka qenë dikur

‘Laraskat’ pas ndryshimit të pronësisë janë klubi më i pasur në botë dhe kanë shprehur gatishmërinë të shpenzojnë 50 milionë euro për transferimin e Hazardit.

Gjithsesi në garë për belgun mbeten edhe skuadrat tjera si Chelsea dhe Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version