Real Madridi ka fituar ndaj Eibarit në La Liga me rezultat 3-0.
Vendasit ishin më të mirë duke mos i dhënë ndonjë mundësi reale për të shënuar mysafirëve.
Në këtë takim i pari shënoi Paulo Oliveira në minutën e 18-të, por në portën e tij dhe kështu Los Blancos shkuan në epërsi. Në minutën e 28-të shënoi Marco Asensio dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.
Isco rrezikoi portën kundërshtare në minutën e 49-të, pastaj Cristiano Ronaldo në minutën e 66-të.
Në fund shënoi edhe Marcelo (82’), kjo pas asistimit nga Karim Benzema.
Pas kësaj fitore Real Madridi renditet në vendin e tretë me 20 pikë, pesë më pak se Barcelona në vendin e parë. Eibari vazhdon në pozitën e 16-të me shtatë pikë.
Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Gironas, kurse Eibari kundër Levantes. /Telegrafi/