Telegrafi

Reali tregon madhështinë, transferon djalin e Jose Antonio Reyesit

Real Madridi ka njoftuar se djali i futbollistit, Jose Antonio Reyes, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik me veturë, do të jetë pjesë e skuadrës të rinjve të ekipit spanjoll.

Siç thuhet, djaloshi që mban emrin e babait të tij do të arrijë në Santiago Bernabeu nga Leganesa.

I riu kohët e fundit ishte golashënuesi më i mirë i një turneu kombëtar dhe konsiderohet si një talent i madh.

Lexo po ashtu Tronditet bota e futbollit, humb jetën tragjikisht ish-sulmuesi spanjoll i Sevillës , Arsenalit dhe Real Madridit, Jose Antonio Reyes

Kujtojmë se babai i djaloshit në moshën 36-vjeçare pas një aksidenti tragjik me veturë në Spanjë.

Ndryshe, ai luajti për mbretërit në sezonin 2006/07 si lojtar i huazuar nga Arsenali. /Telegrafi/