Telegrafi

Reali siguron 1/8 e finales të Kupës së Mbretit që nga ndeshja e parë (Video)

Real Madridi ka fituar ndaj Leonesas në ndeshjen e parë me rezultat 1-7 dhe një mënyrë ka sigluar 1/8 e finales.

Që nga minuta e parë Los Blancos sulmuan dhe kjo ishte një fitore shumë e lehtë për ata.

Ndeshja filloi me autogolin e Gianni Zuiverloon në minutën e gjashtë, kurse Marco Asensio në minutën e 32-të shënoi në debutimin e tij dhe me rezultat 0-2 përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë fillo me tre gola të shpejtë të shënuar Alvaro Moratas (46’, 56’) dhe Marco Asensio (53’).

Në minutën e 68-të i erdhi radha edhe mbrojtësit Nacho, kurse në minutat shtesë shënoi Mariano Diaz.

Kurse goli i nderit nga vendasit u shënua nga Benja në minutën e 84. /Telegrafi/