Derisa koha po kalon dhe afati kalimtar veror është pranë mbylljes, klubet po përpiqen maksimalisht që t’i përfundojnë bisedimet në lidhje me transferimet e kësaj vere.
I tilla ka qenë rasti i Sevillas që ka qenë në bisedime të avancuar për transferimin e sulmuesit të Lyonit, Mariano Diaz, në Sanchez Pizjuan.
Klubi andaluzian do të duhej të paguante 40 milionë euro për shërbimet e futbollistit nëse do të arrihej marrëveshja.
Mirëpo, tash ka ndërhyrë edhe Real Madridi dhe drejtori gjeneral, Jose Angel Sanchez, e ka njoftuar presidentin e Sevillas, Pepe Castro, se Los Blancos do ta kërkojë lojtarin.
Reali e ka opsionin e riblerjes së Marianos dhe akoma posedon 35 për qind nga kartoni i lojtarit.
Nga momenti i zyrtarizimit të interesimit të tyre, Mbretërit do të kenë përparësi për 48 orët në vijim që të arrijnë marrëveshje për rikthimin e lojtarit.
Interesimi i Madridit është lajm jo i mirë për Sevillan që ka shpresuar që ta konfirmonte transferimin gjatë ditës së sotme (e martë).
Mariano, i cili ka qenë pjesë e rangjeve më të reja të Realit, në vitin 2017 nënshkroi për Lyonin. /Telegrafi/