Real Madridi është duke shqyrtuar mundësinë që ta vë Raphael Varane në listën e shitjes – njofton Marca.
Francezi ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2022 dhe aktualisht nuk është i interesuar që ta vazhdojë qëndrimin.
Për këtë arsye, bordi i klubit është duke planifikuar që të përfitojë nga shitja eventuale e 27-vjeçarit në verën që vjen.
Reali e vlerëson qendërmbrojtësin rreth 50 milionë euro në rast të shitjes në afatin e ardhshëm kalimtar.
Në ndërkohë, Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini janë ndër klubet e interesuara për shërbimet e Varane. /Telegrafi/